Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTOLAJM / Rama në takim me admiralin amerikan për industrinë ushtarake në vend
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme, 8 tetor, foto nga takimi me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch. Ky takim u realizua në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit. Edhe më herët, kreu i qeverisë ka deklaruar se prej 16 vitesh është pjesë e NATO-s dhe se ka ardhur momenti që vendi ynë të ketë industrinë ushtarake. Për pagat e ushtarakëve, që sipas tij, janë rritur ndër vite, synohet që t’u afrohen edhe mesatares së pagave të vendeve të përparuara që janë pjesë e NATO-s. “Jemi sot në një pagë mesatare 1550 Euro....