Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ndryshim ose humbje e radhës”, Luan Baçi kërkon largimin e drejtuesve pas 11 majit: Berisha ka qenë i vetmi që…
Deputeti Luan Baçi tha në një studio televizive se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj, duke nisur nga drejtuesit politik të qarqeve duhet të lëvizin nga vendi. Ai përjashtoi nga përgjegjësia vetëm Berishën, i cili, sipas deputetit demokrat, mbajti peshën kryesore të fushatës. “Përgjegjësia është shumë e madhe për mënyrën si performua, si organizuam, si drejtuam dhe për rezultatin që morëm. Patjetër fillon nga drejtuesit politik të qarqeve se ata ishin individët, udhëheqësit e fushatës dhe kanë përgjegjësinë kryesore, dhe s’ka nevojë të përmendim emra se i dimë. Përgjegjësia e dytë kalon tek deputetët e listës së mbyllur. Mendimi im është që të gjitha ata që kishin përgjegjësinë kryesore, drejtues politik, anëtarë të kryesisë, deputetë të listës së mbyllur, duke...