Aksident me dy të plagosur rëndë në Kosovë, zbardhen detajet

Aksident me dy të plagosur rëndë në Kosovë, zbardhen detajet

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkaq një tjetër lëndime të lehta, pasi shoferi i një kamioni ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke goditur katër automjete të tjera në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Sllatinës. Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se aksidenti i rëndë i trafikut ndodhi në orën 14:35 të 8 shtatorit, kur automjeti transportues, me targa vendore, doli në anën e kundërt të rrugës. “Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë...