Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat e Trump-it në rrezik, SHBA-të mund të detyrohen të rimbursojnë miliarda dollarë
Politika e tarifave doganore e imponuar nga presidenti Donald Trump po sfidohet në gjykata nga disa kompani amerikane, përfshirë edhe një sipërmarrës italian dhe dy gjykata e kanë rrëzuar tashmë. Vendimi final pritet nga Gjykata e Lartë, ku shumica e gjyqtarëve është konservatore, por kjo nuk garanton fitoren e administratës në betejën e saj tregtare. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka pranuar se nëse Gjykata vendos kundër tyre, departamenti do të detyrohet t’u rimbursojë kompanive rreth gjysmën e tarifave që ata kanë paguar deri tani për importet, një humbje e madhe për Shtëpinë e Bardhë, sidomos në aspektin e imazhit dhe fuqisë politike, por me pasoja të menjëhershme për bizneset amerikane. Për pesë muaj, pasiguria mbi tarifat ka sjellë ngadalësim të blerjeve dhe ftohje të...