Arbitri dha penallti të padrejtë, futbollisti i Shqipërisë bën gjestin fantastik në vëllazëroren ndaj Kosovës (video)

Arbitri dha penallti të padrejtë, futbollisti i Shqipërisë bën gjestin fantastik në vëllazëroren ndaj Kosovës (video)

Shqipëria U-19 u mund me rezultatin 0-1 në përballjen e saj vëllazërore me Kosovën, një ndeshje e zhvilluar në kuadër të turneut triangolar të organizuar nga Federata e Futbollit në “Shtëpinë e Futbollit”. Edhe pse skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj pati mundësinë të dilte me rezultat pozitiv, një gol i shënuar nga Medjen Llumnica në minutën e 74-të i dha fitoren Kosovës. Trajneri Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Kleo Shpuza, Yoni El Malem, Davide Avdullari, Ardi Mulaj, Samuele Sina, Mattia Huqi (c), Tedi Malaj, Besalet Krasniqi, Joi Xheto Nuredini, Leart Krasniqi. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke pasur mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 18-të pas një penalltie të akorduar në favor të...