Vaje

Vaje

Andon Zako Çajupi Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parëLotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharëShumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjeteQë kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete! Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?S’të vjen keq për mua?S’të vjen mallë për djalë ?O ëngjëll I bukur mos meno në botëKthehu të të shomë të na mbeten lotë S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreveAtje tek rri janë qipariz’ e varreKthehu të të shomë mos na lër përfare Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirëKthehu të gëzohesh kur të shoç tët birëE ke lenë foshnje tani u bë burrëS’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë Për ty shumë herë...