Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“60% e nxënësve analfabetë”, PL ngre alarmin: 115 mijë nxënës të humbur në 5 vite, qindra shkolla të mbyllura
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për situatën e rënduar në arsimin parauniversitar në nisje të vitit të ri shkollor. Në një deklaratë publike, ajo shprehu shqetësimin për rënien dramatike të numrit të nxënësve, mbylljen e dhjetëra shkollave, kushtet e vështira të mësuesve dhe mungesën e investimeve reale në arsim. Sipas saj, qeveria po përdor propagandën për të fshehur dështimet, ndërkohë që familjet shqiptare përballen me kosto të papërballueshme për shkollimin e fëmijëve. Deklarata e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho: Përshëndetje! Dua ta nis këtë komunikim me ju me një urim për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që nisin sot vitin e ri shkollor. Një urim të veçantë për të gjithë vogëlushët që ulen për herë të...