Shkodra si Palermo! Masakra e dytë me bilanc tragjik në dy vite, te pafajshmit pre e plumbave

Shkodra si Palermo! Masakra e dytë me bilanc tragjik në dy vite, te pafajshmit pre e plumbave

viktima dhe të plagosur SHKODËR-Të shtëna me armë, të plagosur me barrela, sirena ambulance, klientë që largohen të tmerruar nga lokali...ky isht mëngjesi i 8 shtatorit në Shkodër, ku ashtu si në çdo vend të Shqipërisë, pamja që duhet të mbulonte rrugët e qytetit supozohej të ishte ajo e prindërve që shoqëronin fëmijët në shkolla e kopësht. Gati dy vite nga ajo që njihet si masakra e Dobraçit, ngjarja tronditëse e ndodhur më 30 tetor 2024, me 4 viktima, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha, krimi do të vriste sërish në Shkodër dhe përpos shënjestrave edhe këtë here plumbat nuk kursen as të pafajshmit. Ngjarja e 30 tetorit u kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po...