Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shuhet Rick Davies, bashkëthemeluesi dhe këngëtari i grupit muzikor “Supertrump”
Rick Davies, bashkëthemeluesi dhe vokalisti kryesor i grupit muzikor britanik “Supertramp”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Muzikanti, i njohur për hitet si “Goodbye Stranger”, “Breakfast in America” dhe “The Logical Song”, vdiq të shtunën pas një beteje me kancerin, bëri të ditur grupi në një deklaratë. Atij i ishte diagnostikuar më shumë se 10 vite më parë mieloma multiple, një lloj kanceri në gjak. “Si bashkautor, së bashku me partnerin Roger Hodgson, ai ishte zëri dhe pianisti pas këngëve më ikonike të ‘Supertramp’, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës rok”, thuhet në faqen zyrtare të grupit. “Vokali i tij shpirtëror dhe prekja e papërsëritshme në ‘Wurlitzer’ u bënë zemra e tingullit të grupit”. “Përtej skenës, Rick njihej për ngrohtësinë, qëndrueshmërinë dhe...