Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paradoksi shqiptar, për të burgosurit shpenzohen 9 herë më shumë se për nxënësit
Nga veriu në jug, nga klasa e parë në të dymbëdhjetën… në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien… për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit. Thënë ndryshe, për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian. “Shumë herë kemi diskutuar për nevojën që shpenzimet për arsimin të rriten...