Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protesta kundër qeverisë në Nepal, 16 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas përleshjeve të policisë me turmën
Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Katmandu të Nepalit, gjatë një shtypjeje të dhunshme të protestave për ndalimin e mediave sociale, e cila u shndërrua në një protestë masive kundër autoritarizmit dhe korrupsionit të qeverisë nepaleze. Forcat e policisë ndërhynë kur një turmë prej mijëra protestuesish iu afrua parlamentit dhe disa prej tyre u përpoqën të thyenin kordonin që ishte krijuar nga forcat e sigurisë rreth ndërtesës. Ministria e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit e Nepalit njoftoi të enjten bllokimin e 26 platformave të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube, X dhe Linkedin, sepse ato nuk e përfunduan procesin e licencimit brenda afateve. Nepal’de halk sokakta: En az 14 kişi polis tarafından katledildi ➡️https://t.co/phC7PwqhrU pic.twitter.com/q8bQGKmAKN — Etkin Haber...