Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shkodra në dorën e krimit”, kryetari i PD: personat e përfshirë në krim, ka informacione se u përdorën në fushatë
Atentati në kryeqendrën e veriut për Sali Berishën është tregues që Shkodra është në duart e krimit. “Shkodra është e tëra për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat. bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë. Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, tha kryedemokrati. Kryedemokrati thotë se ka informacion se personazhet e përfshirë në ngjarjen e rendë në Shkodër kanë ndihmuar kundërshtarin politik në zgjedhje. “Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen...