Propozimi nga Agjencitë e Pronave: Rivlerësimi të bëhet 3%, ndihmon tregun

Propozimi nga Agjencitë e Pronave: Rivlerësimi të bëhet 3%, ndihmon tregun

Mbi 100 zyra të shitjes së pasurive të paluajtshme i kërkojnë qeverisë që rivlerësimi të ulët më shumë se propozimi 5%. Përmes një deklarate për për media, shoqata e agjentëve të shitjes së pasurive argumenton se tatimi aktual prej 15% për çdo shit-blerje bllokon tregun dhe një normë tatimore 3%, nga 5 që është propozuar, do të kishte ndikim pozitiv për të dy palët, konsumatorin dhe qeverinë. “Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, tregohet se në vitet 2020-2022, kur tatimi ka qenë në nivelet 3%, për buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro/vit të ardhura nga rishitja e pasurive të paluajtshme, deri në rreth 60% me tepër në krahasim me vitet kur tatimi ka qenë 15%. Në këtë kontekst, një barrë fiskale...