Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Deputetët i rikthehen jetës Parlamentare, Kuvendi i ri mblidhet më 12 Shtator
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e mbledhjes së Parlamentit të ri të Legjislaturës së XI. Parlamenti do të mbajë seancën e parë në datën 12 shtator, në orën 10:00. Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë. Ndërsa nga 140 që të hyjnë në Parlament, 72 prej tyre janë të rinj dhe ulen për herë të parë në Kuvend. “Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve konstruktive, bashkëpunimit, si dhe vendimmarrjes me urtësi në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, interesave dhe të ardhmes së vendit”, tha Begaj në mesazhin e tij pas dekretimit të datës...