Vritet nga policia babai, kishte qenë prej vitesh në arrati bashkë me fëmijët

Vritet nga policia babai, kishte qenë prej vitesh në arrati bashkë me fëmijët

Një baba që kishte qenë në arrati me tre fëmijët e tij në pyjet e Zelandës së Re për gati katër vjet është qëlluar për vdekje nga policia. Tom Phillips, i cili ishte zhdukur me fëmijët në fund të vitit 2021, kishte arritur t’i shpëtojë policisë pavarësisht kërkimeve gjatë viteve. Rasti i tij kishte tërhequr vëmendjen e gjithë vendit dhe mbetet një nga misteret më të mëdha të Zelandës së Re. BBC raporton se Phillips u vra në një shkëmbim zjarri rreth orës 02:30 të mëngjesit të së dielës, ku një oficer policie u plagos rëndë. Policia po përgjigjej ndaj një raporti për grabitje në një pronë tregtare në Piopio, një qytet i vogël në veri të Zelandës së Re, kur Phillips dhe një prej...