Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit. Këto porosi u dhanë nga kryeministri Edi Rama ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Në Konferencën e Ambasadorëve, Diplo2025, kreu i qeverisë tha tashmë ekziston një draft, që do dërgohet në parlament për miratim. “Rritja e Akademisë së Diplomacisë sipas modeleve më të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm, i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë...