Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër
Ky është Ragip Gila, 29-vjeçari që qëlloi me breshëri plumbash në lokalin pranë bashkisë së Shkodër, duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë. Ragip Gila u arrestuar nga policia pas disa minutash ndjekje nga forcat e policisë. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati mafioz në qendër të Shkodrës. Ai kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion.