VIDEO/ Sulm në komisariatin e Izmirit, dy oficerë humbasin jetën, arrestohet autori

VIDEO/ Sulm në komisariatin e Izmirit, dy oficerë humbasin jetën, arrestohet autori

Izmir TURQI- Dy oficerë policie u vranë dhe të paktën tre të tjerë, përfshirë një civil, u plagosën të hënën në një sulm ndaj një stacioni policie në qytetin portual perëndimor të Izmirit në Turqi, njoftuan autoritetet lokale. Kryetari i bashkisë së Izmirit, Cemil Tugay, tha në X se "sulmi i pabesë" ndodhi në stacionin e policisë Salih Isgoren në lagjen Balcova. Sulmuesi, i cili thuhet se është një adoleshent 16-vjeçar, është arrestuar, tha Prokurori Publik i Izmirit, Ali Yeldan, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes. Sipas mediave turke, i riu është arrestuar pas ngjarjes. Videoja e filmuar nga një dëshmitar okular tregon autorin teksa po largohet me nxitim nga vendi i ngjarjes, ndërsa në dorë mban armën e krimit. ???? Polis merkezine...