Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vota e diasporës/ KQZ i përgjigje DHL -së për vonesën e pagesës: Tërhiq ‘presionin’, nuk paguajmë nëse…
foto ilustruese: KQZ-DHL TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kthyer përgjigje kompanisë DHL në lidhje me vonesën e pagesës për shërbimin postar të ofruar gjatë votimit të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një shkrese zyrtare, KQZ njofton se çdo detyrim financiar ndaj palëve do të shlyhet vetëm pasi të përfundojnë verifikimet e plota dhe procesi postar të ketë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës. Për më tepër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaron se vetëm dorëzimi i faturave në sistem nuk e detyron automatikisht institucionin që të bëjë pagesën apo të paguajë kamatvonesat. Për këtë, KQZ kërkon nga DHL që të hartojë dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual, si dhe të ridërgojë faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve. Letra e plotë e kryekomisionerit...