I dënuar me 5 vjet burg, si gjykata e Shkodrës liroi në mars autorin e dyshuar të vrasjes Ragip Gila

I dënuar me 5 vjet burg, si gjykata e Shkodrës liroi në mars autorin e dyshuar të vrasjes Ragip Gila

A2 CNN ka zbardhur detaje të reja në lidhje me autorin e dyshuar të atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur në qytetin e Shkodrës. Në një vendim të gjykatës së Shkodrës rezulton se Ragip Gila ka qenë i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, por i është ulur në 3 vjet e 4 muaj burg dhe më 4 mars të këtij viti gjykata e Shkodrës  ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg duke e liruar me kusht, që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale dhe me shërbim prove. Ngjarja e rëndë që tronditi sot mbarë opinionin, ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, kur autori i dyshuar pasi ka ndjekur viktimat brenda lokalit, ka qëlluar ndaj...