Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfundoi në urgjencën e QSUT-së, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani pësoi krize epileptike
Shuhen dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Zbulohet shkaku që çoi këtë të fundit me urgjencë në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza mbrëmjen e së shtunës. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike. Fillimisht u aludua që Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar, por këto dyshime janë rrëzuar të paktën deri më tani nga ana e bluzave të bardha. Nuredin Dumani la ambientet e spitalit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në IEVP 313. Gjatë së shtunës, gjendja e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të Prokurorisë së Posaçme.