Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dinamika e atentatit në Shkodër/ Leka: Vrasja, dyshohet me pagesë, Eugen Bajroviç, i skeduar nga autoritetet malazeze
Gazetari Ervin Leka zbuloi detaje të reja nga dinamika e atentatit me dy viktima që tronditi qytetin e Shkodrës ditën e sotme. Leka tha se autori Rakip Gila, baba i një fëmije të mitur, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe pasi ngjarjes është larguar nga dera e pasme e lokalit duke qenë një njohës mjaft i mirë i zonës. Më tej, Leka u shpreh se shënjestra e atentatit, Eugen Vaso ose Bajroviç, është lakuar që në vitin 2007 për gjobvënie, ndërsa vitet e fundit rezulton i skeduluar nga autoritetet malazeze. “Autori Ragip Gila, 28 vjeç baba i një fëmije, pasi ka kryer vrasjen, ka dalë nga një derë e pasme dhe e njihte zonën sepse ka qenë qytetar i Shkodrës. Fillimisht është larguar me...