Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U godit me tre plumba në atentatin e Shkodrës, shënjestra Erogen Vaso dërgohet drejt spitalit të Traumës
Erogen Vaso, shënjestra e atentatit në Shkodër, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, të cilët i kanë prekur arteriet kryesore.Lexo edhe :Related Posts Ndërkohë me një plumb u godit Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë. Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja M. Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e reanimacionit. /vizionplus.tv