Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen
Policia e Shtetit ka publikuar plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Në planin e masave parashikohen: Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por...