Humb jetën 58-vjeçari nga Maliqi/ Policia raporton se u godit nga kali, familjarët ngrenë akuza: E goditi një person nga Pogradeci

Humb jetën 58-vjeçari nga Maliqi/ Policia raporton se u godit nga kali, familjarët ngrenë akuza: E goditi një person nga Pogradeci

Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në QSUT, pasi sipas policisë u godit nga kali, ka humbur jetën, ndërkohë që familjarët ngrenë pretendime për ngjarje kriminale. Jorgo Ajredini në datën 13 gusht u dërgua nga familjarët në spitalin e qytetit të Korçës me plagë në kokë e më pas u transportua drejt Tiranës. Policia e Korçës e referoi ngjarjen si aksidentale, por familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime se ngjarja është kriminale. Ata thonë se Ajredini u gjet pranë fushës së sportit të fshatit Rëmbec në një kanal, me disa plagë në kokë, të lokalizuara në ballë dhe pas veshëve, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule. Sipas familjarëve, 58-vjeçari është goditur me sëpatë nga një banor...