Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe, shqiptarët iu mbështesin
Teksa delegacioni shqiptar i Kosovës ndodhej në Rambuje të Francës për të negociuar një marrëveshje me Serbinë, në praninë edhe të ndërkombëtarëve, Presidenti i asaj kohe i Shqipërisë, Rexhep Meidani i është drejtuar përfaqësuesve shqiptarë me një letër ku i përgëzonte për kohezionin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedimeve. Meidani theksonte se “Niveli i lartë dhe përgjegjshmëria juaj e ka rritur më tej besimin e shqiptarëve në vendimet që do të nënshkruani. Jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve ju mbështesin dhe ju mirëkuptojnë për qëndrimet që po mbani dhe do të mbani”. Në letrën e publikuar nga ‘albania post’, Ish-Presidenti vinte në dukje dallimin mes një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të ligjshme të popullit të Kosovës, duke e quajtur atë moment “historik” për...