Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se opozita është plotësisht e gatshme të dorëzojë prova konkrete për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera kriminale dhe korrupsioni, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe prokurorin Altin Troplini. Berisha akuzoi drejtpërdrejt ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për transformimin e Tiranës në një “bazë të operacioneve kriminale”, ku, sipas tij, zyrtarë të niveleve më të larta të shtetit shqiptar kanë qenë në shërbim të tij. Ai kritikoi ashpër mungesën e hetimeve nga organet shqiptare të drejtësisë dhe ngriti akuza ndaj prokurorit Troplini për fshehje të qëllimshme të dosjeve hetimore që implikojnë zyrtarë të qeverisë. Fjala e tij: Jemi plotësisht të gatshëm dhe disponojmë prova të shumta. Disponojmë prova të shumta qoftë për Edi...