10 objekte të frikshme spiunazhi

10 objekte të frikshme spiunazhi

Muzeu Ndërkombëtar i Spiunazhit në Washington D.C. ka "ekspozitën më të madhe publike të artefakteve të spiunazhit në botë." Duke filluar nga stilolapsat e deri tek automjetet, ato përfshijnë shumë vende dhe dekada. Por, si në laboratorin e Q-së te MI6, disa bien më shumë në sy. Ja dhjetë prej më të frikshmeve. 10. Pëllumbi kamerë Kafshët shpesh janë përdorur për luftë, delfinët për të gjetur mina, lakuriqët e natës me bomba, elefantët si tanke të gjallë. Por pëllumbat, falë instinktit të tyre për t'u kthyer në shtëpi, ishin të përsosur për zbulim. Ata kanë shërbyer si korrierë gjatë dy luftërave botërore, madje kanë fituar edhe medalje. Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA u vendosi pëllumbave kamera të vogla. Ndryshe nga avionët apo satelitët, pëllumbat fluturonin...