Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Duke u mbështetur te përvoja pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira. Konkretisht, në planin e masave parashikohen: -Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; -Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium; -Kryerja...