Viti i ri shkollor/ PD: 900 shkolla të shndërruara në fantazma! Shqipëria në prag shpërbërje

Viti i ri shkollor/ PD: 900 shkolla të shndërruara në fantazma! Shqipëria në prag shpërbërje

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA Të dashur nxënës, mësues e prindër, Në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, Partia Demokratike ju shpreh urime te përzemërta! Urime të veçanta për vogëlushët që ulen në bankat e klasës së pare! Dita e parë e shkollës na tregon më së miri se Rilindja ka ndërtuar me shumë zell fasada të arsimit, por e ka e rrënuar çdo ditë strukturalisht atë, por sot as fasada nuk e fsheh dot më krizën. Sot shkollat tona nuk janë më tempuj të dijes, por plagë të hapura të kombit që rrjedhin nga shpopullimi. Bankat e zbrazëta dhe klasat e mbyllura janë pasqyra më e qartë e braktisjes së vendit, britma të heshtura apelimi të...