Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ja kush është Ragip Gila, 29-vjeçari autor i masakrës në Shkodër. Ishte liruar nga burgu pak muaj më parë. SPAK heton kush e liroi!
Një atentat mafioz tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person i armatosur qëlloi me breshëri automatiku drejt një lokali në qendër të qytetit, në afërsi të Bashkisë. Viktimë mbeti 37-vjeçari Armando Pali, ndërsa nga plagët e rënda ndërroi jetë më vonë edhe Liridon Kraja, shoferi i Erogen Vasos, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit. Autori i dyshuar i kësaj masakre është identifikuar si Ragip Gila, 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Ai nuk është emër i panjohur për autoritetet: ishte liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë, pasi u arrestua në dhjetor të vitit 2023 gjatë një operacioni të madh policor. Si ndodhi ngjarja Sipas burimeve nga vendngjarja, Ragip Gila mbërriti me motor para lokalit ku...