Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Shkodra u trondit nga një atentat në mes të qytetit. Pa kaluar as tri ditë nga atentati pranë Kinema Republika, mëngjesin e të hënës një atentat i dyfishtë ka ndodhur pak metra larg bashkisë së qytetit në një lokal. Një person ka hapur zjarr me armë automatike duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Viktima të kësaj ngjarje kanë mbetur Armando Pali, punonjës i IMT në Bashkinë e Shkodrës dhe Liridon Kraja, i cili ka ndërruar jetë në spital. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi tjetër Erogen Vaso, që ishte në tavolinë me viktimat si dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, 25 vjeç, e cila është plagosur rastësisht. Pak minuta pas kësaj ngjarje të rëndë policia në...