Diplo 25/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend

Diplo 25/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik, drafti i ri është gati për në Kuvend

Nisi sot në Tiranë, Konferenca 3-ditore e Ambasadorëve shqiptarë nëpër botë Diplo 2025 me temë“Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”. Kjo konferencë është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij paralajmëroi ndryshime në ligjin për funksionimin dhe organizimin e trupës diplomatike të Shqipërisë, si dhe mbështetje të shtuar financiare. Rama: Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të Bashkimit Europian dhe pa asnjë diskutim të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik kudo nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër duhet të fokusohen në radhë të...