Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Bilanc tragjik në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe tre të plagosur në atentat…
Nga burime jozyrtare, bëhet me dije se policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso. Të plagosur kanë mbetur edhe kamarieri dhe një grua, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lokalin “Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një...