Energjia, 2 milionë euro për përmirësimin e sistemit të faturimit

Energjia, 2 milionë euro për përmirësimin e sistemit të faturimit

OSHEE Group parashikon të përmirësojë dhe përditësojë sistemin e faturimit në katër kompanitë që janë pjesë e tij.Kompania çeli në sistemin e prokurimeve këtë javë tenderin me objekt kontrate “Upgrade i teknologjisë Hardware/Software si dhe përditësim të funksionaliteteve te Sistemit Billing dhe CRM” që parashikon disa ndërhyrje me një fond limit prej 199 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro.Në dokumentet e procedurës kompania sqaron se sistemi aktual mbështet një gamë të gjerë funksionalitetesh që lidhen me: Regjistrimin dhe menaxhimin e klientëve; lidhjen dhe ndërprerjen e kontratave të energjisë; Përllogaritjen dhe gjenerimin e faturave; Menaxhimin e pagesave dhe detyrimeve; Trajtimin e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve; Raportimin teknik dhe financiar.“Qëllimi i këtij projekti është modernizimi i platformës ekzistuese të Sistemit Informatik Billing & CRM, nëpërmjet...