Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër
Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat në një lokal, në pedonalen “Kolë Idromeno”, që la të vdekur dy persona dhe dy të tjerë të plagosur. Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Rakip Gila, një person me të kaluar kriminale, i cili u vu në pranga pranë lumit Kir pak minuta pasi realizoi atentatin, pasi më parë ishte aksidentuar me makinë gjatë ndjekjes nga policia. Rakip Gila në vitin 2023 ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi banesa e tij ishte kthyer në një bazë të armatosur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore...