FOTOJA/ Ky është autori i masakrës së Shkodrës, vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë

FOTOJA/ Ky është autori i masakrës së Shkodrës, vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë

Ky është Ragip Gila, 29-vjeçari që qëlloi me breshëri plumbash në lokalin pranë bashkisë së Shkodër, duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër. Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar. Ragip Gila kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion.