Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon seanca/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën
Gjykatat e Apelit ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta. Ky i fundit ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 08.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 194 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal...