Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Diplomacia ekonomike, hallka jonë më e dobët”, Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar
Edi Rama: Dua ta vë theksin te një moment historik, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri në 2027. Më pak se dy vite nga sot, nëse kemi parasysh kohën e organizimit të samitit. Dua të përgëzoj ambasadorin tonë në NATO dhe të gjithë ata punuan për ti dhënë formën përfundimtare dhe për të garantuar vulen mbi një vendimmarrje që besoj se e mirëkuptoni plotësisht kur them se ishte thuajse utopike që Shqipëria të presë një samit që sposton drejt një vendi me mijëra vetë. Dhe që në Shqipëri të mblidhen të gjithë krerët e BE-së dhe SHBA. Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku...