FOTO/ U aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Shkodër (EMRI)

FOTO/ U aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Shkodër (EMRI)

Autori Ragip Gilla SHKODËR- Personi që shihni në foto është Ragip Gila, 29 vjeç, aurtori i dyshuar, i cili la të plagosur disa persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Nga informacionet paraprake mësohet se autori i dyshuar ishte me një skafandë në kokë dhe një veshje blu në momentin që ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr. Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip "BMW", mirëpo në dalje të qytetit ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir. Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.  Nga...