Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë

Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjitha shkollat në vend. Rreth 345 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave. Ndërsa 26,500 fëmijë fillojnë klasën e parë, duke nisur kështu rrugëtimin e tyre në botën e dijes. Këtë vit procesi mësimor do të zhvillohet nën kujdesin e 31 mijë mësuesve në sistemin arsimor publik. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ka zgjedhur një videomesazh në rrjetet sociale duke uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit për nisëjen e viti të ri shkollor 2025-2026. “Një urim i përzemërt për vitin e ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, e në mënyrë të veçantë për mbi 26.500 fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke...