Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Rëndohet bilanci në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Viktima e dytë është identifikuar si L. Kraja. Ai ishte një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Viktima e parë ishte A. Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.