Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha, burg përjetë 50-vjeçares
Erin Patterson, 50 vjeçarja protagoniste e një ngjarje që tronditi botën, pasi vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha në shtëpinë e saj në Australi, është dënuar me burgim të përjetshëm, me të drejtë lirimi me kusht pas 33 vitesh. Ajo u shpall fajtore në korrik për vrasjen e prindërve të burrit të saj dhe tezes së tij, si dhe për tentativën e vrasjes së xhaxhait të burrit të saj. “Mungesa juaj e plotë e pendimit e ngul më thellë thikën në plagën e viktimave. Serioziteti i veprimeve tuaja justifikon vendosjen e dënimeve maksimale për krimet tuaja”, tha gjykatësi Christopher Beale i Gjykatës Supreme të Viktorias në Melbourne. Pas një gjyqi 11-javor, Patterson u dënua në korrik për vrasjen e Don dhe Gail...