FOTO/ Eklipsi mahniti botën, pamjet spektakolare nga “Hëna e përgjakur”

FOTO/ Eklipsi mahniti botën, pamjet spektakolare nga “Hëna e përgjakur”

Eklipsi i plotë hënor që ndodhi mbrëmjen e 7 dhe mëngjesin e 8 Shtatorit u bë një spektakël mbresëlënës për miliona njerëz në të gjithë Azinë, Australinë Perëndimore dhe Evropën Lindore. Më shumë se shtatë miliardë vetë patën mundësinë ta shihnin këtë fenomen të rrallë astronomik. Ndërsa drita e diellit që kalon nëpër atmosferën e Tokës përthyhet dhe filtrohet, ajo e ndriçon Hënën me nuanca të kuqe dhe portokalli, duke e kthyer atë në të ashtuquajturën “Hëna e përgjakur”. Miliona sy dhe qindra mijëra kamera u drejtuan nga qielli për të kapur çdo moment të këtij spektakli natyror, duke krijuar një arkiv të pasur imazhesh nga fazat e ndryshme të eklipsit. Më poshtë mund të shihni pamjet e para spektakolare nga ky fenomen i shtatorit....