“Vrasësja me kërpudha” dënohet me 3 burgime përjetë/ Helmoi familjarët e burrit gjatë një dreke në Australi!

“Vrasësja me kërpudha” dënohet me 3 burgime përjetë/ Helmoi familjarët e burrit gjatë një dreke në Australi!

Erin Patterson, 50-vjeçarja nga Australia që helmoi me qëllim tre anëtarë të familjes së ish-bashkëshortit të saj me kërpudha vdekjeprurëse gjatë një dreke në shtëpinë e saj, është dënuar me tre burgime të përjetshme dhe 33 vite pa të drejtë lirimi me kusht. Ngjarja tronditëse ndodhi në korrik të vitit 2023 në qytetin e vogël Leongatha dhe ka tërhequr vëmendjen mbarëkombëtare e ndërkombëtare, duke u bërë temë e podcasteve dhe dokumentarëve të shumtë. Viktimat ishin prindërit e Simon Patterson (ish-bashkëshortit të saj), Don dhe Gail Patterson, si dhe tezja e tij, Heather Wilkinson. Ata ndërruan jetë disa ditë pas konsumimit të një vakti që ishte përgatitur me kërpudha “death cap”, ndër më helmuese në botë. I vetmi që mbijetoi ishte bashkëshorti i Heather, pastori Ian...