Një i vdekur dhe tre të plagosur në mes të Shkodrës, një i arrestuar! Pas ngjarjes u largua, por u aksidentua

Një i vdekur dhe tre të plagosur në mes të Shkodrës, një i arrestuar! Pas ngjarjes u largua, por u aksidentua

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit. Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër. 1 i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë një kamariere, një djalë i ri shoqërues i Eugen Vasos dhe ky i fundit. Ndërsa viktimë ka mbetur Armando Pali, ish këshilltar bashkiak në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë bashkisë së Shkodrës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.   Top Channel