Përmbytje të mëdha në Suedinë verilindore: Rrugë të bllokuara dhe trena jashtë funksionit pas reshjeve të rrëmbyeshme

Përmbytje të mëdha në Suedinë verilindore: Rrugë të bllokuara dhe trena jashtë funksionit pas reshjeve të rrëmbyeshme

Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Trafiku “në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland”, tha një zëdhënëse e ministrisë së transportit në një deklaratë, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet në katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand. Shërbimet e trenave midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi. Shërbimet e shpëtimit në faqen e tyre të internetit raportuan disa incidente në të cilat u thirrën për të ndërhyrë, përfshirë daljen nga shinat e një treni tregtar. Nuk është raportuar për viktima. “Ishte sikur rrugët po shpërbëheshin dhe po shndërroheshin në gropa uji”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif Wikström, për...