VIDEO / Të shtëna pranë Bashkisë, një i vrarë dhe disa të plagosur në Shkodër, mes tyre kamarierja e lokalit

VIDEO / Të shtëna pranë Bashkisë, një i vrarë dhe disa të plagosur në Shkodër, mes tyre kamarierja e lokalit

Shkodra është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash. Viktimë ka mbetur Armando Pali, dhe tre të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç si edhe një kamariere. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.