Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Policia zbarkon në Elbasan’, 40 të arrestuar gjatë operacionit kundër trafikut të drogës
Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Elbasanit, duke përfshirë forca të shumta policore. Sipas burimeve te gazetares së Syri TV, si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme. Operacioni konsiderohet pjesë e një fushate më të gjerë kundër grupeve kriminale që operojnë në këtë zonë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e personave të arrestuar apo sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërsa pritet që informacioni zyrtar të bëhet publik gjatë orëve në vijim.