Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Irani pranon kufizim të programit të tij bërthamor, ministri Arraghci: Duam marrëveshje realiste, edhe me mbikëqyrje të rreptë
Irani është i gatshëm të pranojë kontroll ndërkombëtar dhe kufizime në programin e tij bërthamor, nëse në këmbim hiqen sanksionet ndërkombëtare, kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, përmes një artikulli të botuar në të përditshmen britanike The Guardian. Sipas tij, Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje “realiste dhe të qëndrueshme”, që përfshin mbikëqyrje të rreptë dhe kufizime për pasurimin e uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Araghchi u bëri thirrje vendeve të E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe) që të shfrytëzojnë këtë “dritare mundësie”, duke paralajmëruar se në të kundërtën, pasojat mund të jenë katastrofike për rajonin dhe më gjerë. Ultimatumi ndërkombëtar dhe frika nga përshkallëzimi Në fund të muajit gusht, vendet e grupit...